23 Janar 2024, 10:43
Nga I.A
Policia
FIER- Një rast prostitucioni është zbuluar në qytetin e Fierit. Mësohet se një 37-vjeçare me emrin Flurime Avdulaj është arrestuar nga policia, pasi ka shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare. Mësohet se Avdulaj ishte tutorja e të resë, ndërkohë që e detyronte që të prostituohej për të përfituar prej saj. Po ashtu nën hetim janë dhe 4 persona të tjerë, që janë të implikuar në këtë ngjarje e rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit. Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja.
Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast. Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.
37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
flurime avdulaj
Aktualitet
23 Janar 2024, 09:45
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga ppas disa hetimesh një 36-vjeçar rumun. Operacioni u krye n&e...
Aktualitet
23 Janar 2024, 09:43
M.B
Foto nga protesta
FIER- Sot në Levan te Fierit, blektoret e deleve kanë bllokokuar në shenjë proteste rrugën Levan...
Aktualitet
23 Janar 2024, 09:38
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është plagosur një 23-vjeçar në Tiranë pasi është rrëzuar ng...
Aktualitet
23 Janar 2024, 09:35
M.B
Foto ilustruese
VLORË- Një 74-vjeçar me inicialet V. H., në lagjen 'Partizani' të Vlorës, dyshohet se është djegu...
Aktualitet
23 Janar 2024, 09:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ish-kryeministrit Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, ku do të merret në pyetje për herë t...
Aktualitet
23 Janar 2024, 09:05
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Pas ngjajres së rëndë e cila u regjistrua ditën e djeshme në Tiranë ku dy kalimt...
Aktualitet
23 Janar 2024, 07:51
I.A
Mbetjet
TIRANË- Komisioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara ka rishikuar raportin periodik për vendin tonë kët&...
Aktualitet
23 Janar 2024, 07:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervale...
Aktualitet
22 Janar 2024, 21:53
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gazetari Artan Hoxha tha se Prokuroria ka dështuar me hetimin. Hoxha i ftuar në emisionin "Të paekspozuarit" gj...
Aktualitet
22 Janar 2024, 21:32
h.k
Klodiana Lala
TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për thirrjen e Agron Nezës në SPAK për 6 orë për...