Aktualitet

Rumuni kishte fshehur drogë në banesën e shqiptares, 36-vjeçari po e kërcënonte me vdekje, vihet në pranga trafikuesi në Itali

Operacioni u krye në përgjigje të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga GIP i Gjykatës së Tivolit.

23 Janar 2024, 09:45 Nga N.F
Rumuni kishte fshehur drogë në banesën e shqiptares,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga ppas disa hetimesh një 36-vjeçar rumun. Operacioni u krye në përgjigje të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga GIP i Gjykatës së Tivolit. Hetimet në lidhje me ngjarjen nisën shtatorin e kaluar kur policia sekuestroi 50 gramë kokainë në shtëpinë e një gruaje shqiptare.

Në ditët në vijim 36-vjeçari rumun iu paraqit gruas duke pretenduar se ishte pronari legjitime i drogës dhe kërkoi kthim të menjëhershëm ose rimbursim financiar.

Duke mos besuar se lënda ishte sekuestruar nga autoritetet, 36-vjeçari më pas e kërcënoi gruan me vdekje.
Më vonë ai dërgoi bashkëpunëtorët me paralajmërimin se nëse nuk e kthente drogën, do të rrëmbenin djalin 3-vjeçar të shqiptares.

Denoncimi i gruas çoi në një hetim të thelluar, duke çuar në identifikimin e të dyshuarit i cili rezultoi me precedentë. Për shkak të rrezikut konkret për sigurinë e ankueses dhe fëmijës së saj, Prokurori Publik ka kërkuar dhe ka marrë dhënien e masës së sigurisë. Për këtë arsye 36-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Rebibbia të Romës, në pritje të fazave të mëpasshme të procedimit gjyqësor.

 

itali shqiptare arrestim rumun

Sondazh

Poll