Aktualitet

Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë, digjet aksidentalisht 74-vjeçari në Vlorë

Njoftohet se ngjarja ka ndodhur pasi i moshuari ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij. 

23 Janar 2024, 09:35 Nga M.B
Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë, digjet aksidentalisht
Foto ilustruese

VLORË- Një 74-vjeçar me inicialet V. H., në lagjen 'Partizani' të Vlorës, dyshohet se është djegur aksidentalisht. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur pasi i moshuari ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij. 74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

vlore zjarr djegie

Sondazh

Poll