Politike

Berisha: Lëre mos e pyet, masa ndaj meje është staliniste

Po ashtu ai ka theksuar se nuk njeh asnjë ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me gazetarët.

23 Janar 2024, 12:34 Nga I.A
Berisha: Lëre mos e pyet, masa ndaj meje është staliniste
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se masa e sigurisë ndaj tij është staliniste. Duke folur për mediat, pasi përfundoi marrja në pyetje, Berisha ka theksuar se kjo masë tregon tmerrin e regjimit nda fjala e tij. Po ashtu ai ka theksuar se nuk njeh asnjë ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me gazetarët.

"Masa ndaj meje është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Sali Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta. Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll