Politike

"Të jemi krah për njëri-tjetrin", Kurti publikon fotot me Ramën nga Samiti i Shkupit

Kurti shkuan se shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta jetë qëllim i palëkundur i angazhimit politik dhe se atyre u duhet të jenë krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

23 Janar 2024, 11:22 Nga M.B
"Të jemi krah për njëri-tjetrin", Kurti publikon fotot
Edi Rama, Albin Kurti dhe Arben Taravari

SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë në rrjetet sociale disa foto gjatë takimit me kryeministrin, Edi Rama dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur dje në Shkup. Kurti shkuan se shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta ketë qëllim i palëkundur i angazhimit politik dhe se atyre u duhet të jenë krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

Sipas Kurtit, shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. 

"Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie", shkruan Kurti.

 

albin kurti edi rama

Sondazh

Poll