Politike

Berisha: Kur u përmenda Edi Ramën, ky grup i strukturuar kriminal vetëm sa nuk u futën nën tavolinë

Berisha u shpreh para mediave se disponon informacione që skapistët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigal.

23 Janar 2024, 12:14 Nga I.A
Berisha: Kur u përmenda Edi Ramën, ky grup i strukturuar kriminal
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha pas daljes nga SPAK se, kur iu kishte përmendur Edi Ramën, prokurorët vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Berisha iu drejtua duke pyetur se, si është e mundur që emri i Edi Ramës të injorohet perj tyre në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? Berisha u shpreh para mediave se disponon informacione që skapistët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigal.

"Nëse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, në procesin e kthimit, në procesin e kompensimit, në procesin e parablerjes, Edi Rama ka një seri firmash në këtë proces. Akuza që i bëhet Sali Berishës se e ndryshoi destinacionin për të pasuruar Jamarbër Malltezin është identike si të thuash se Sali Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij. Sali Berisha nuk kishte asnjë autoritet ligjor të ndërhynte. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin, po atë ligj Gjykata Kushtetuese e anuloi. Kur u përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte... pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin e kalon përsëri gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë?

Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë? Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj. Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi dhe lejen e miratuar e bllokoi. Ky grup i strukturuar kriminal nuk guxon të përmendë njëherë të vetme emrin e tij. A mund të imagjinoni ju hetues në botë si këta përveçse në Korenë e Veriut?", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll