Politike

Berisha flet për pyetjet e prokurorëve: Ishin kaq idiote sa... Genc na i memorizo pak. Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie

Duke folur për mediat, Berisha i ka konsideruar të gjitha pyetjet si idiote, ndërkohë që ka kërkuar ndihmën e avokatit për t'i memorizuar ato.

23 Janar 2024, 12:29 Nga I.A
Berisha flet për pyetjet e prokurorëve: Ishin kaq idiote sa... Genc na
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pyetjet që i bënë prokurorët në SPAK ishin idiote. Duke folur për mediat, Berisha i ka konsideruar të gjitha pyetjet si idiote, ndërkohë që ka kërkuar ndihmën e avokatit për t'i memorizuar ato.

Berisha: Ata kishin marrë një listë personash dhe thoshin; A i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë këto lista, nga zyrat e Ramës apo jo. Pyetje tjetër: çfarë ka bërë Abi Malltezi. Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje idiote sa…

Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove.

Berisha: A ke ti dijeni për aktin e kontrollit të atij gjenerali?! Ai akt është trillim.

sali berisha ish-kompleksi partizani

Sondazh

Poll