Politike

Berisha del nga banesa dhe niset drejt SPAK: Beteja vazhdon

Sapo doli nga banesa e tij, Berisha tha para gazetarëve se beteja pa kthim vazhdon.

23 Janar 2024, 09:58 Nga M.B
Berisha del nga banesa dhe niset drejt SPAK: Beteja vazhdon
Sali Berisha

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij dhe është shoqëruar nga policia drejt SPAK. Berisha u nis me makinën e tij tip ‘Benz’ dhe 2 makina policie e shoqëruan. Sapo doli nga banesa e tij, Berisha tha para gazetarëve se beteja pa kthim vazhdon.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore”, tha ai para gazetarëve.

Ish-kryemnistri ndodhet nën masën 'arrest shtëpie' që prej datës 30 dhjetor 2023 të caktuar nga GJKKO në lidhje me çështjen e kompleksit 'Partizani', për të cilën ndodhet po në 'arrest shtëpie' edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

spak sali berisha

Sondazh

Poll