23 Janar 2024, 12:14
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshkruar me detaje para mbështetësve të tij sot dhe para mbarë gjithë opinionit, paraqitjen e tij para hetuesve të SPAK, seancë e cila u zhvillua pa praninë e mediave. Berisha tha se, ishin të terrorizuar, nuk paraqitën asnjë provë, por vetëm mashtrime dhe riciklim të mashtrimeve. Berisha shtoi se grupi i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen, apo mos shkuarjen e tij në parlament.
"Pra, i gjeta të terrorizuar. I gjeta të paqenë. Aty gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe se Edi Rama do përfitojë në galerat e historisë. Bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale në SKAP, në gjykatën speciale, etj. ...Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time në prokurori, në gjykatë, sa herë të thirrem. ...Prova? Ça prova mo? Asnjë provë mo? Kishte mashtrime, riciklim të mashtrimeve. Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, kur u tregova ligjin e vitit 2004 dhe nenin që detyron shtetin që niset për shpronësim, t’i jepet të shpronësuarit, por ata e kishin fshehur siç kanë fshehur me qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama. ...Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye apo një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Edhe njëherë qartësoj se qëndrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara. Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja," tha Berisha.
sali berisha ish-kompleksi partizani
Politike
23 Janar 2024, 11:50
I.A
Sali berisha
TIRANË- Lideri i i opozitës, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat menjëherë sapo doli nga SPAK, k...
Politike
23 Janar 2024, 11:22
M.B
Edi Rama, Albin Kurti dhe Arben Taravari
SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë në rrjetet sociale disa foto gjatë takimit...
Politike
23 Janar 2024, 10:49
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Lëvizja Bashkë për mes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se kan&...
Politike
23 Janar 2024, 10:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur rreth ç...
Politike
23 Janar 2024, 10:27
I.A
Sali Berisha dhe Flamur Noka
TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme është një ngrehinë...
Politike
23 Janar 2024, 10:02
N.F
Jorgo Goro në SPAK
TIRANË- Kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur ditën e sotme në SPAK...
Politike
23 Janar 2024, 09:58
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij dhe është shoqëruar nga policia drejt SPAK. Berisha u nis m...
Politike
23 Janar 2024, 09:45
N.F
Deputetët e PD-së
TIRANË- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të shkojë në SPAK për t'u mar...
Politike
23 Janar 2024, 08:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është thirrur sot për tu marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me &cce...
Politike
23 Janar 2024, 07:38
I.A
Edi Rama
MADRID- Kryeministri Edi Rama pas samitit në Shkup është nisur drejt për në Madrid. Rama pritet që të q&eu...