Politike

Kundër korrupsionit, Lëvizja Bashkë paralajmëron protesta: Koha nuk pret më!

Më tej në njoftim bëhët me dije se protesta do të mbahet në orën 11 dhe kjo protestë do të jetë kundër korrupsionit.

23 Janar 2024, 10:49 Nga N.F
Kundër korrupsionit, Lëvizja Bashkë paralajmëron protesta:
Foto ilustruese

TIRANË- Lëvizja Bashkë për mes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se kanë organizuar një protestë e cila do të mbahet më 27 janar në Sheshin Skënderbej. Më tej në njoftim bëhët me dije se protesta do të mbahet në orën 11 dhe kjo protestë do të jetë kundër korrupsionit.

"Bashkimi kundër korrupsionit dhe të korruptuarve është e vetmja rrugëdalje nga qorrsokaku ku ka hyrë shoqëria shqiptare. Ndaj ju bëjmë thirrje të bashkohemi në një protestë të madhe duke kërkuar që të gjithë të korruptuarit të vihen përpara drejtësisë," thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

PROTESTË nga Lëvizja BASHKË. E shtunë, 27 janar, ora 11:00 në Sheshin Skënderbej. Korrupsioni po gërryen bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Një grusht politikanësh dhe oligarkësh kanë përvetësuar pasuritë më të mëdha publike, duke dëbuar çdo vit dhjetëra mijëra shqiptarë nga vendi.
Për shkak të korrupsionit, shumica dërrmuese e të moshuarve marrin 8000 deri në 17.000 lekë pension.
Për shkak të korrupsionit, pagat janë shumë të ulëta.
Për shkak të korrupsionit, në Shqipëri nuk ka ligj të minimumit jetik.
Për shkak të korrupsionit, ne paguajmë qimet e kokës në spitale.
Për shkak të korrupsionit, në Tiranë vdesin çdo vit rreth 3000 qytetarë nga ndotja e ajrit.
Për shkak të korrupsionit, çmimet e ushqimeve janë nga më të lartat në Evropë.
Për shkak të korrupsionit, askush nuk vlerësohet sipas meritës.
Për shkak të korrupsionit, fëmijët nuk kanë fusha ku të luajnë.
Për shkak të korrupsionit, në Shqipëri nuk ka barazi përpara ligjit.
Për shkak të korrupsionit, pabarazia ekonomike është ekstreme.

Bashkimi kundër korrupsionit dhe të korruptuarve është e vetmja rrugëdalje nga qorrsokaku ku ka hyrë shoqëria shqiptare. Ndaj ju bëjmë thirrje të bashkohemi në një protestë të madhe duke kërkuar që të gjithë të korruptuarit të vihen përpara drejtësisë. Koha nuk pret më!

levizja bashke proteste sheshi skenderbej korrupsion

Sondazh

Poll