Aktualitet

Po pyetet për aferën CEZ-DIA, gazetari Fatos Mahmutaj në SPAK

Mahmutaj po pyetet në lidhje me një intervistë që i ka marrë bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Vjenë në shkurt të vitit 2017.

22 Janar 2024, 18:47 Nga r.ll
Po pyetet për aferën CEZ-DIA, gazetari Fatos Mahmutaj në SPAK
fatos mahmutaj

TIRANË- Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, për t'u marrë në pyetje gazetari Fatos Mahmutaj, në kuadër të hetimeve rreth aferës CEZ-DIA

Mahmutaj po pyetet në lidhje me një intervistë që i ka marrë bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Vjenë në shkurt të vitit 2017. Kujtojmë se Kastriot Ismailaj i cili është edhe ish-administratori i DIA është dënuar lidhur me këtë aferë.

Ismailaj u dënua pasi u pagua nga kompania CEZ 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin s’e ka kryer. Ai akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

 

fatos mahmutaj spak

Sondazh

Poll