Aktualitet

EMRI/ Zbardhet identiteti i të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Krujë

Mësohet se i plagosur ka mbetur Agron Asllani në moshën 40-vjeçare. 

22 Janar 2024, 15:50 Nga h.k
EMRI/ Zbardhet identiteti i të plagosurit nga të shtënat me
Foto ilustruese

KRUJË-Një plagosje me armë zjarri, ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Agron Asllani në moshën 40-vjeçare. 

Kujtojmë se plagosuri është nisur me makinë drejt spitalit, ndërsa policia akoma nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes për shkak të rrugës së vështirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

agron asllani plagosje ne kruje

Sondazh

Poll