Aktualitet

Operacioni "Tempulli"/ Arrestohet një anëtar i Këshillit Bashkiak në Elbasan (EMRI)

Mes 20 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, në vijimësi të këtij operacioni sipas burimeve të besueshme rezulton të jenë edhe një student si edhe një anëtar i këshillit bashkiak i grupit të këshilltarëve të djathtë.

22 Janar 2024, 16:47 Nga h.k
Operacioni "Tempulli"/ Arrestohet një anëtar i
Foto ilustruese

ELBASAN-Një nga 7 grupet kriminale që u shkatërrua gjatë orëve të fundit në kuadër të operacionit “Tempulli 2” e kryente aktivitetin kriminal në Qarkun e Elbasanit.

Mes 20 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, në vijimësi të këtij operacioni sipas burimeve të besueshme rezulton të jenë edhe një student si edhe një anëtar i këshillit bashkiak i grupit të këshilltarëve të djathtë. Anëtari i Këshillit Bashkiak është Franko Hakilja, cili vjen nga radhët e Partisë së Lirisë. 

Ndërsa është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi gjatë mes javës, ata do të dalin para trupit gjykues ku do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë.

keshilltari bashkiak elbasan

Sondazh

Poll