Aktualitet

VIDEO/ Të bllokuar në malin e Korabit që pasditen e djeshme, shpëtohet çifti zviceran, transportohen në spital me helikopter

Është dashur ndërhyrja e KFOR për të transportuar çiftin i cili u dërgua më pas me helikopter drejt spitalit të Traumës.

22 Janar 2024, 15:13 Nga N.F
VIDEO/ Të bllokuar në malin e Korabit që pasditen e djeshme,
Pamje nga mbërritja e turistëve në spital

TIRANË- Pas disa orësh në aksion për të shpëtuar çiftin zviceran të cilët mbetën të bllokuar prej pasdites së djeshme në malin e Korabit janë shpëtuar me sukses dhe janë dërguar në spital. Është dashur ndërhyrja e KFOR për të transportuar çiftin i cili u dërgua më pas me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Çifti është jashtë rrezikut për jetën ndërsa dëmtime ka marrë vetëm burri i cili është transportuar me barelë pasi njërën këmbë e ka të thyer. Gruas së tij po i bëhet kontroll i përgjithshëm për ndonjë traumë të pësuar, por që ajo vetë nuk ka evidentuar dëmtime në trup. Siç duket edhe në video gruaja del vetë nga helikopteri ndërsa bashkëshorti i saj transportohet me barrelë drejt spitalit.



mali i korabit shpetim kfor

Sondazh

Poll