Aktualitet

E rëndë/ Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën punëtori shqiptar në Milano

Nga një hetim fillestar duket se ka qenë një aksident në punë. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen

22 Janar 2024, 16:31 Nga r.ll
E rëndë/ Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb
foto ilustruese

ITALI-Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bareggio, në zonën e Milanos, pasi ka rënë nga çatia e një kompanie zdrukthtarie metalike.

Ngjarje ndodhi pak pas orës 7 të mëngjesit. Nga një hetim fillestar duket se ka qenë një aksident në punë. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen

Sipas mediave italiane, dyshohet se shqiptari kishte nisur të flinte në kompaninë ku punonte pas ndarjes nga gruaja, pasi në vendngjarje u gjet një dyshek dhe sende të tjera personale. 

aksident ne itali

Sondazh

Poll