Aktualitet

Nga lëndët narkotike te armët dhe automjetet, çfarë u sekuestrua gjatë operacionit "Tempulli 2"

Nga operacioni janë ndaluar 273 persona, u shpallën në kërkim 26 persona dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale. 

22 Janar 2024, 18:37 Nga r.ll
Nga lëndët narkotike te armët dhe automjetet, çfarë u
Foto ilustruese

TIRANË-  Në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”, janë sekuestruar  7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine,10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro).

Nga operacioni janë ndaluar 273 persona, u shpallën në kërkim 26 persona dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale. 

PJESË NGA DEKLARATA E RRUMBULLAKUT: 

Në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, në bazë të provave të siguruara nga 66 procedime proaktive të ndjekura nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, u siguruan 299 masa sigurie dhe 306 vendime kontrolli.

Nga ky operacion u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan:

7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine, 10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro).

Ndërkohë vijon me intensitet megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për të garantuar punën rigoroze dhe në vijimësi të Policisë së Shtetit, mbi çdo lloj paligjshmërie, me qëllim ndërtimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, turistët dhe vizitorët e shumtë të vendit tonë.

Dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit ka angazhuar specialistët më të mirë të hetimit të krimit dhe në bashkëpunim me prokuroritë respektive dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, po punohet intensivisht për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2023 dhe në fillimin e këtij viti, si dhe janë rihapur dosjet e vjetra kriminale për t’u rihetuar, bazuar në informacione dhe prova të reja të siguruara për autorësinë e tyre.

Njëkohësisht Policia e Shtetit është përfshirë në procesin më të rëndësishëm, atë të vetëpastrimit të radhëve të saj nga elementet e inkriminuar që njollosin uniformën e shenjtë të Policisë dhe vrasin besimin e qytetarëve, të aleatit tonë më të çmuar, sepse pa mbështetjen e besimin e qytetarëve asnjëherë nuk mund të përmbushim me sukses detyrat tona në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërive.

Faleminderit dhe medias, për pasqyrimin e punës së strukturave të Policisë në të gjithë vendin, dhe për oponencën e tyre. Përfitoj nga rasti të ftoj edhe një herë qytetarët, të rinjtë, nxënësit e përfaqësuesit e mediave, që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, e cila punon e sakrifikon përditë për të mirën e përgjithshme.

operacioni "tempulli"

Sondazh

Poll