Aktualitet

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën prej vitesh, gjykata greke rikthen në burg 50-vjeçarin shqiptar

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

22 Janar 2024, 15:40 Nga h.k
Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën prej vitesh, gjykata
Foto ilustruese

GREQI-50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në brug me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Rikujtojmë se 50-vjeçari ka vrarë me armë gjahu kunatin 33-vjeçar pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.

 

 

fatmir talellari

Sondazh

Poll