Politike

Opozita “mollë sherri” në PE, Doris Pack kundër Fleckenstein: Të merren masa ndaj tij

5 Mars 2019, 17:43 Nga DOSJA
Opozita “mollë sherri” në PE, Doris Pack kundër

BRUKSEL- Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack, ka reaguar kundër  eurodeputetit të PE, Knut Fleckenstein.

Pack në një postim në Twitter shkruan se duhet të merren mesa ndaj raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, në rast se vërtetohet se ai i ka kërkuar kandidatëve të PD-së të marrin mandatet e deputetëve.

“Nëse është vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshën në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan Doris Pack.

#knufleckenstein sollte es wahr sein, dass ein #mep dieses Namens versuchte, Nachrücker auf der DP liste zur Annahme des Mandats im #albanischenParlament zu bewegen, dann ist das ein nicht akzeptabler Vorgang im Dienste der soz. Regierung und muss vom EP gerügt werden.

— Doris Pack (@pack_doris) March 5, 2019

Knut Fleckensetein, javën e shkuar ishte në një vizitë në Tiranë dhe shprehu rezerva për opozitën. Ai bëri thirrje që opzita të kthehet në Kuvend, dhe të mos djegin mandatet. Po ashtu reagoi ashpër dhe ndaj kryetares së LSI, Monika Kryemadhit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites doris pack knut fleckenstein parlamenti evropian djegia e mandateve te opozites doris pack knut fleckenstein parlamenti evropian

Sondazh

Poll