Politike

Opozita mblidhet në PD/ Kryemadhi: Jam Doktoreshë Shkencash Kimike, jo Juridike

5 Mars 2019, 14:11 Nga DOSJA

TIRANË-Në përfundim të takimit që pati me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë e PD, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se opozita i ka ndjekur të gjitha hapat institucional në raport me mazhorancën.

Kryemadhi iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama kur tha se nuk është Doktoreshë Shkencash Juridike por në ato Kimike dhe Ekonomike.

“Opozita i ka bërë të gjitha veprimet e saj. Nuk po iu rendis të gjitha veprimet institucionale, me propozimet, me amendimet, me kalimet e projektligjeve, me tryezat dhe nuk po rri t’ju përmend të gjithë shkeljet e rregullores së parlamentit apo dhe të kushtetutës me të dyja këmbët nga maxhoranca. Ndërkohë nga ana tjetër mund t’ju bëj me dije, unë nuk quhem juriste, nuk jam doktoreshë në shkencat juridike jam në doktoreshë në shkencat kimike dhe ekonomike por ajo që dua të them është mund t’ju drejtoheni shumë konstitucionalistëve”, deklaroi Kryemadhi.

 

Nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit mes Bashës dhe Kryemadhit, por mendohet se mund të diskutohet lidhur me protestën e 16 marsit. Ndërkohë që ende nuk dihet, nëse do të ketë protesta të tjera para datës 16, pasi opozita ka paralajmëruar demonstrata sa herë që Kuvendi ka punime.

(k.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 5 mars 2019 lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 5 mars 2019

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2019, 13:43

Protesta e opozitës përmes fotove (5 mars 2019)

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të q...