Politike

Mike me Tavon e me Çuçin/ Kush është ‘Miss Tepelena’ që pritet të bëhet deputete, dikur i merrej fryma për LSI (VD)

5 Mars 2019, 15:37 Nga DOSJA
Mike me Tavon e me Çuçin/ Kush është ‘Miss

Dosja.al mëson se Ediola Braha, kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës do të pranojë mandatin e deputetes. Braha pritet të marrë mandatin e lënë nga Vangjel Tavo, i cili u tërhoq në kuadër të lënies së mandateve në grup të opozitës.

Por kush është Ediola Braha

Eidola Braha iu bashku partisë Lëvizja Socialiste Për integrim dhe në vitin 2013 mbante fjalime elektrizuese, teksa u kërkonte qytetarëve votat për partinë ku bënte pjesë. Në videon e mëposhtme, mund të vini re entuziazmin që Braha shpreh teksa flet për LSI-në.

Ajo ka mbajtur postin e kryetares së LSI-në Tepelenë, ku dhe është cilësuar edhe si ‘miss Tepelena’, pasi ka rënë në sy për bukurinë dhe paraqitjen e saj gjithmonë në formë.

Dyshohet se Ediola Braha ka bërë një marrëveshje me Blendi Çuçin dhe Tërmet Peçin, teksa këto dy të fundit kanë lobuar për ta përfshirë Brahon në rradhët e PS-së. Mësohet se gjithçka ka ndodhur pa u konsultuar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Braha njihet dhe për miqësinë e saj me Vangjel Tavon, deputetin e LSI-së në Gjirokastër i cili e promovoi jashtë mase në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017. Ishte Braha ai që e futi fillimisht Brahan në politikë.

Nuk janë të paktë edhe kandidatët e tjerë për deputetë që kanë pranuar mandatin ose priten ta pranojnë atë. (lexo këtu)

Për këto vendime një ditë më parë kryetarja e LSI-së u shpreh se kandidatët që pranojnë mandatet janë tradhtarë dhe u shpreh se tradhtarin asnjë nuk e do. (lexo këtu) Theksojmë se pasi opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve, KQZ ka nisur nga puna me listat e kandidatëve për të plotësuar vendet bosh në parlament. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputete e opozites deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites ediola braha deputete e opozites deputetet e rinj djegia e mandateve te opozites ediola braha

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2019, 13:43

Protesta e opozitës përmes fotove (5 mars 2019)

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të q...