Politike

PE kundër opozitës: Po rrënojnë ritmin e reformave, dërgojnë mesazhin e gabuar në Evropë

5 Mars 2019, 17:01 Nga DOSJA
PE kundër opozitës: Po rrënojnë ritmin e reformave,

BRUKSEL- Kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentarë të Stabizlizim-Asocimit BE-Shqipëri, Monica Macovei në një deklaratë të saj ka folur rreth situatës politike në Shqipëri.

Macovei në reagimin e saj vlerëson punën e bërë deri më tani, duke shtuar faktin se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimi e sistemit të drejtësisë, ndërsa shprehet kundër aksionit opozitar.

“Unë besoj se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë në vend. Reforma e drejtësisë ka prodhuar rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për fat të keq, veprimet më të fundit të opozitës rrezikojnë të rrënojnë ritmin e reformave të tilla dhe po dërgojnë mesazhin e gabuar te partnerët evropianë’, thuhet më tej në deklaratë.

REAGIMI I PLOTË

Në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, unë besoj fuqishëm se Shqipëria po përparon drejt pranimit në BE dhe zbatimin e axhendës së reformave të BE.

Unë besoj se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë në vend. Reforma e drejtësisë ka prodhuar rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për fat të keq, veprimet më të fundit të opozitës rrezikojnë të rrënojnë ritmin e reformave të tilla dhe po dërgojnë mesazhin e gabuar te partnerët evropianë. Episodet e dhunshme në të cilat opozita ka sulmuar institucionet publike, si dhe gjuha që nxit dhunën e përdorur nga udhëheqësit e opozitës janë të papranueshme për çdo demokraci evropiane. Kjo është edhe më e rastësishme duke pasur parasysh statusin e vendit kandidat të Shqipërisë dhe vendimin e ardhshëm për të hapur apo jo negociatat e pranimit.

Parlamenti shqiptar duhet të jetë platforma e vetme për diskutim politik. Deputetët e opozitës kanë tradhtuar votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet e tyre dhe kanë provuar se opozita nuk po punon drejt afrimit të Shqipërisë me BE.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 dhe raporteve të OSBE / ODHIR, si dhe vëzhguesve të tjerë nga vendet anëtare të BE-së, ne konsiderojmë që Parlamenti dhe qeveria shqiptare të jenë plotësisht legjitime.

Opozita e bashkuar prej datës 16 shkurt po zhvillon disa protesta para Kuvendit dhe Kryeminsitrisë, duke marrë dhe një vendim drastik atë të diegjeve të mandateve. Vendim i opozitës ësthë komentuar gjatë nga vendet evropiane dhe SHBA, të cilat nuk janë dakord me këtë vendim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites monica macovei parlamenti evropian protesta e opozites djegia e mandateve te opozites monica macovei parlamenti evropian protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2019, 13:43

Protesta e opozitës përmes fotove (5 mars 2019)

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të q...