Politike

Kandidatja e LSI refuzon mandatin: Nuk bëhem pis nga llumi i Edi Ramës, nuk do ndalemi

5 Mars 2019, 14:21 Nga DOSJA
Kandidatja e LSI refuzon mandatin: Nuk bëhem pis nga llumi i Edi

TIRANË- Kanditatja e LSI për qarkun e Tiranës, Ira Vejsiu, ka refuzuar mandaten e deputetes. Në një postim në Facebook, Vejsiu, e cila renditet e 24-ta në listën për Tiranë, deklaron se ajo refuzon që të marrë mandatin.

Kandidatja e LSI shkruan se ajo refuzon të marrë një mandatë deptueti që do blihej me paratë e drogës dhe krimit, dhe nuk pranon të bëhet pis nga llumi i Edi Ramës.

Une refuzoj!

Refuzoj te marr nje mandat deputeti i cili do blihej me parate e droges dhe krimit qe ka kapluar vendin tim!

Une refuzoj te behem pjese e nje parlamenti te mbushur me kriminele e tradhetare te Shqiperise!

Une refuzoj te behem pis nga llumi i qeverise Rama!

Une refuzoj sepse jam nje vajze e re me deshiren per te jetuar me koken lart dhe per ta bere gjumin e qete ketu ne vendin tim!

Une te refuzoj ty Edi Rama! Ty qe na ke vrare endrren!

Ne nuk ndalemi derisa te ikesh dhe Shqiperia te clirohet nga ky regjim tiran i yti!

Nuk trembemi! Nuk blihemi! Nuk shitemi!

         Kandidatja e LSI, Ira Vejsiu

Ndëkohë nga radhët e LSI, kanë pranuar 9 kandidatë (Lexo këtu) që të behën pjesë e Kuvendit dhe katër prej tyre u betuan sot dhe janë deputetët më të rinj të Kuvendit.

Opozita e bashkaur, protestoi sot para Kuvendit (Lexo këtu) dhe dorëzoi listën me refuzime të kandidatëve dhe i quajtën ata që tradhëtarë ata që pranuan mandatin e deputetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ira vjesiu kandidatet e lsi protesta e opozites djegia e mandateve te opozites ira vjesiu kandidatet e lsi protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2019, 13:43

Protesta e opozitës përmes fotove (5 mars 2019)

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të q...