Politike

Garë jo e ndershme, drejtoresha e Open Data denoncon 3 tenderat me probleme të Bashkisë së Tiranës

5 Mars 2019, 14:56 Nga DOSJA
Garë jo e ndershme, drejtoresha e Open Data denoncon 3 tenderat me probleme

TIRANË- Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj, ka denoncuar 3 tendera të Bashkisë së Tiranës, që sipas saj janë me risk.

Ndërsa shprehet se “Red Flag” është një metodologji inovative që duhet përdorur nga Autoritetet Prokuruese, Brahaj ka denoncuar 3 tendera të Bashkisë së Tiranës që sipas saj mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.

Tenderi i parë i Bashkisë së Tiranës që është markuar me “Red Flag”, Aranita shkruan se është ai “Ndërmarrjes nr 1 në Tiranë për Furnizime më materiale të tjera zyre vegla pune është markuar me risk pasi është zhvilluar me një operator të vetëm në garë. Tenderi ka vlerën 6 650 000 lekë http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/24806 dhe është fituar nga shoqëria Rafin Company”.

I dyti në radhë për Bashkinë e Tiranës është “Tenderi për krijimin e Mikrohapsirave Publike në Tiranë me vlerë 52 675 820 Lekë është gjithashtu një tender ku janë skualifikuar dy pjesëmarrës dhe ka mbetur vetëm fituesi. Tenderi ka objekt Mikro hapësira publike në dy sheshe interesantë të territorit urban të bashkisë Sheshi Cajupi dhe Sheshi para Medresese (prone e komunitetit mysliman)” http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/23717.

Brahaj denoncon edhe tenderin e tretë të markuar me “Red Flag” ndërsa shkruan: “Po në javën që lamë pas një tjetër investim publik i bashkisë Tiranë është markuar me RedFlg bëhet fjalë për tenderin për Ndërtim të integruar kopsht e çerdhe Kodër Kamës. Në tender morën pjesë 7 operator ku u s’kualifikuan. Afati për zbatim Kontrate është 6 muaj. http://openprocurement.al/sq/tender/view/id/23663

Po çfarë do të thotë nëse markohesh me “Red Flag”?

Sipas “Open Prokcurement Albania”, “Një shënim me RedFlag është një fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.Vlerësimi për këto kategori do të bëhet në mënyrë automatike, me filtra analitik të paracaktuar.”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e tiranes erion veliaj probleme me tenderimin bashkia e tiranes erion veliaj probleme me tenderimin

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2019, 13:43

Protesta e opozitës përmes fotove (5 mars 2019)

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të q...