Politike

Pas sherrit në studio, gazetari nxjerr dokumentet: Familja Tahiri udhëtoi me Moisi Habilajn

5 Mars 2019, 14:25 Nga DOSJA
Pas sherrit në studio, gazetari nxjerr dokumentet: Familja Tahiri

TIRANË- Një ditë pas debatit të ashpër që patën në studion e “Opinion”, gazetari Basir Çollaku dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Çollaku ka publikuar sot disa shkresa të tjera.

Ditën e djeshme, Çollaku teksa ishte në studio tha se dispononte materiale që ishin pjesë e dosjes hetimore për Tahirin, ku sipas tij provohej se bashkëshortja e ish-ministrit, Fatlinda Tahiri dhe babai i tij, Bashikim Tahiri kanë udhëtuar me Moisi Habilajn drejt Romës.

Ditën e sotme, në Shijak Tv, gazetari ka publikuar disa dokumente që sipas tij provojnë se familja Tahiri ka udhëtuar në 8 korrik 2014, dhe është kthyyer në datën 10 korrik 2014 bashkë me Moisi Habiljan. Në dokumente shihen emrat e Fatlinda Tahirit dhe Bashkim Tahirin, por jo të dhënat e detajuara të pasaportave, që u kërkuan dje nga ish-ministri.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka 1 vit e gjysëm nën hetim. Tahiri u hetua për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që dosja është mbyllur në gjykatë me akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Organi i akuzës e akuzon Tahirin se ka ndihmuar grupin e arrestuar tashmë në Itali të Habilajve duke iu lehtësuar trafikun e drogës drejt Italisë. Prokuroria e Katanias e mbylli hetimin për Tahirin dhe doli përfundimin se ish-ministri është i pafajshëm, ndërkohë që në Shqipëri vazhdon hetimi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basir collaku nxjerr dokumentet moisi habilaj saimir tahiri udhetimi i familjareve me habilajt basir collaku nxjerr dokumentet moisi habilaj saimir tahiri udhetimi i familjareve me habilajt

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2019, 13:43

Protesta e opozitës përmes fotove (5 mars 2019)

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të q...