Aktualitet

VIDEO/ Ulja e çmimeve të qumështit, blegtorët në protestë: Të vijnë të na takojnë, mos të rrinë në zyrat luksoze

Ky vendim ka sjellë që blegtorët të ngrihen në protestë pasi kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për ta duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.

22 Janar 2024, 10:34 Nga N.F
VIDEO/ Ulja e çmimeve të qumështit, blegtorët në
Pamje nga protesta

GJIROKASTËR- Blegtorët janë ngritur në protestë pas vendimit të fabrikave përpunuese për të ulur çmimin e qumshtit nga 180 lekë në 120 lekeë. Ky vendim ka sjellë që blegtorët të ngrihen në protestë pasi kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për ta duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.

Blegtoret kërkojnë një rishikim të çmimeve të qumështit dhe shpërbërjen e asaj që ata e perceptojnë si një monopol të fabrikave përpunuese. Më tej gjatë fjalës së tyre ata kanë kërkuar një çmim më të drejtë për qumështin që mundëson mbijetesën e tyre dhe e mbron industrinë vendase. Gjithashtu kjo protestë ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe veprime konkrete për të mbrojtur interesat e blegtoreve të imtave dhe për të ruajtur industrinë vendase të qumështit.

"Të vijnë të na takojnë, mos të rrinë në zyrat lluksoze," thotë një nga blegtorët.

Pamje nga protesta e blegtorëve

protesta blegtore cmim

Sondazh

Poll