Aktualitet

Shkëmbi rrëshqiti nga mali dhe i ra mbi banesë, bllokohet dhe lëndohet 25-vjeçari në Përmet

Mësohet se i bllokuar në banesë ka mbetur 25-vjeçari me inicialet Dh. V., të cilit masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

22 Janar 2024, 08:35 Nga M.B
Shkëmbi rrëshqiti nga mali dhe i ra mbi banesë, bllokohet dhe
Shkëmbi brenda në banesë

PËRMET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përmet ku një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi një banesë në fshatin Çarçovë. Mësohet se i bllokuar në banesë ka mbetur 25-vjeçari me inicialet Dh. V., të cilit masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme. Po ashtu bëhet me dije se policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

''Përmet
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.''

permet policia

Sondazh

Poll