Aktualitet

14-vjeçari plagos me thikë 17-vjeçarin në Mat, shoqërohet për në Polici

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i mituri është shoqëtuar për në polici.

22 Janar 2024, 09:19 Nga I.A
14-vjeçari plagos me thikë 17-vjeçarin në Mat,
Foto Ilustruese

MAT- Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zenisht të Burrelit. Mësohet se një adoleshent 14-vjeçar ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i mituri është shoqëtuar për në polici.

Njoftimi i Policisë:

Mat Plagosi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë kapin dhe shoqërojnë në Komisariat autorin e dyshuar. Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

plagosje ne burrel

Sondazh

Poll