Aktualitet

Policia aksion në Korçë, arrestohen pas 3 muajsh hetime 10 persona

Nga ky operacion janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.

22 Janar 2024, 09:03 Nga N.F
Policia aksion në Korçë, arrestohen pas 3 muajsh hetime 10
Foto ilustruese

KORÇË-  Në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli” ditën e sotme në Korçë janë kryer një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar. Ky aksion mësohet se ishte nisur prej të dielës dhe është finalizuar këtë të hënë. Nga ky operacion janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve 3 mujore të Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë ku më pas u lëshuan  urdhër-arrestet për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë. Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

Operacioni u zhvillua gjatë natës dhe janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit.  Në shkallë vendi janë lëshuar mbi 200 urdhër arresti, për persona të përfshirë në aktivitet të paligjshme, kryesisht në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”, me fazën e dytë të tij vijon punën në shkalllë vendi. Në Korçë janë kryer një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar nga një aksion i nisur prej të dielës dhe është finalizuar këtë të hënë.

 

tempulli arrestime korce

Sondazh

Poll