Aktualitet

E kërcënuan, KLGJ vendos 3 muaj mbrojtje të posaçme për gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Kjo pasi disa ditë më parë, në drejtim të gjyqtares Këlliçi, ka ardhur një letër kërcënuese kundrejt saj dhe familjes së saj.

22 Janar 2024, 09:55 Nga I.A
E kërcënuan, KLGJ vendos 3 muaj mbrojtje të posaçme
Arnisa Këlliçi

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot tre muaj mbrojtje të posaçme për gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi. Vendimi u mor pasi gjyqtarja mori letër kërcuese për vete dhe fëmijët e saj. Në kërkesën që Gjyqtarja dorëzoi në KLGJ tregonte se veç letrës e cila ka mbërritur dje ishte vënë në dijeni nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt saj ka patur një kërcënim me jetë.

PJESË NGA LETRA KËRCËNUESE:

E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt

Ky kërcënim dyshohet që të ketë ardhur nga burgu, ndërkohë që vërtetësia e tij, ende nuk është zbuluar. 

arnisa këlliçi

Sondazh

Poll