Aktualitet

Të bllokuar që pasditen e djeshme në malin e Korabit, pritet ndërhyrja e helikopterit për të transportuar çiftin zviceran

Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tyre.

22 Janar 2024, 08:40 Nga N.F
Të bllokuar që pasditen e djeshme në malin e Korabit, pritet
Foto ilustruese

DIBËR- Një çift turistësh zviceranë janë bllokuar në afërsi të Sorokolit në Malin e Korabit që pasditen e djeshme dhe nuk kanë mundur të kthehen pas. Dyshohet se çifti janë bllokuar nga ndonjë ortek dëbore. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tyre.

Fatmirësisht ata janë lokalizuar mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa pritet ndërhyrja e helikopterit për t’i transportuar drejt Tiranës.

mali i korabit ortek bore

Sondazh

Poll