Politike

"Rajoni në rrezik" Basha njofton nismën, i kërkon Ramës alokim në buxhet: 50 milionë euro për armatimin e Kosovës

19 Janar 2024, 17:14 Nga h.k
"Rajoni në rrezik" Basha njofton nismën, i kërkon
Foto ilustruese

Basha: Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike tha se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Nga ana tjetër Basha tha se rajoni është në rrezik dhe kjo ka cënuar stabilitetin. 

Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar.

Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi, dhe ato të darkës, e dini vetë ju ku. Asgjë për sigurinë kombëtare. Ky që është në pushtet bën teatër me regji për zhvillime pseudo-politike. Opozita duhet të bëjë detyrën e vet në drejtim të Kosovës. Ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, të vejë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por dhe të kërkojë hapa aktivë.

Ndaj të hënën do depozitojë në Kuvend një amendament të megabuxhetit t që u kalua për 4 minuta. dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

lulzim basha

Sondazh

Poll