Politike

"A i trembeni arrestimit?"/ Përgjigjet Meta: Nuk ka habi, SPAK është me dy standarde merr direktiva nga Rama

Sipas tij SPAK ka treguar se ka standarde të dyfishta dhe se merr direktiva nga Kryeministri Rama, sipas tij. 

19 Janar 2024, 15:54 Nga h.k
"A i trembeni arrestimit?"/ Përgjigjet Meta: Nuk ka habi, SPAK
Ilir Meta

TIRANË-Ilir Meta, ish-Presidenti i Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Lirisë është përgjigjur në lidhje me lajmin se mund të arrestohet. Meta u shpreh se nuk ndjen habi për një lajm të tillë dhe se nuk i trembet.

Sipas tij SPAK ka treguar se ka standarde të dyfishta dhe se merr direktiva nga Kryeministri Rama, sipas tij. 

Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale. Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta.  Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës. Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente."-tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll