Politike

"Rama i ka tmerr zgjedhjet"/ Meta: Pas rrëzimit të Komisioneve, opozita tashmë duhet të marrë një vendim!

Ai e akuzoi Kryeministrin Edi Rama, si fajtor për mos pasjen e Reformës Zgjedhore dhe se sipas tij, Rama i ka "tmerr" zgjedhjet e lira. 

19 Janar 2024, 15:39 Nga h.k
"Rama i ka tmerr zgjedhjet"/ Meta: Pas rrëzimit të
Ilir Meta

TIRANË-Ilir Meta, Kreu i Partisë së Lirës ka reagur ditën e sotme në lidhje me Komisionet Hetimore dhe me Reformën Zgjedhore. I ftuar në Neës 24, Meta është shprehur se opozita duhetë të vlerësojë se çfarë qëndrimi do të mbaj në të ardhmen.

Ai e akuzoi Kryeministrin Edi Rama, si fajtor për mos pasjen e Reformës Zgjedhore dhe se sipas tij, Rama i ka "tmerr" zgjedhjet e lira. 

Çfarë ndodh tani me Komisionet Parlamentare?

Pritej që Presidenti të jepte një mundësi të re për reflektimi në parlament, që të mos cënoheshin ato mundësi që jep Kushtetuta për opozitën dhe parlamentin për të ushtruar kontrollin mbi ekzekutivin. Tani jemi në situatë që opozita duhet të vlerësojë se çfarë qëndrimi do të mbajë dhe si do të reagojë në të ardhmen.

Sa e rëndësishme është për PL Reforma Zgjedhore?

Është jetike për çdo qytetar. Është cënim i votës në themel të gjithë këtij korrupsioni dhe arrogance.

Fajtor i vetëm që nuk kemi një Reformë Zgjedhore është Rama, dhe është tmerr i tij zgjedhjet e lira dhe të barabarta.

A po bën PL luftën për ta pasur reformën e duhur zgjedhore?

Kemi bërë dhe do bëjmë gjithçka është e mundur. Një nga kauzat kryesore tonat është çështja e ndryshimeve kushtetuese, ku u prek edhe kodi zgjedhor, i cili praktikisht e asgjësoi parlamentarizmin. Ndaj jemi në këtë situatë të Kuvendit.

Ishte e pritshme që të dështonte mbledhje për Komisionin për Reformën Zgjedhore ditën e sotme… por si e gjykoni ju, a duhej të ishte mbledhur?

Duhej të ishte mbledhur me kohë. Ku komision nuk ka bërë asgjë për të reflektuar për ato zgjedhje dramatike, ndërsa për sot, të gjithë e prisnin këtë zhvillim. Sepse këmbëngula e Ramës për të përjashtuar opozitën nga procesi, ka qenë shumë i qartë.

Pse nuk mendon kështu PS dhe PD zyrtare?

Janë një, sepse vula është në xhepin e Ramës. Kjo situatë është një përgjegjësi e madhe e atyre deputetëve që bëhen pjesë e lojës së Ramës dhe minojnë Reformën Zgjedhore. Reforma duhet të jetë gjithë përfshirëse.

ilir meta

Sondazh

Poll