Politike

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Folëm për zgjerimin e programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë

Zelensky thotë se falenderoi Ramën për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus dhe mbështetjen në Këshillin e Sigurimit.

19 Janar 2024, 15:46 Nga M.B
Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Folëm për zgjerimin e
Edi Rama dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën 'X'. Zelensky thotë se falenderoi Ramën për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus dhe mbështetjen në Këshillin e Sigurimit. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë.

Zelensky shton gjithashtu se me Ramën diskutuan për mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. 

“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë në Këshillin e Sigurimit, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike. Përfaqësuesja shqiptare mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, shkroi Zelensky në X.

edi rama volodymyr zelensky

Sondazh

Poll