Politike

"Begaj sipas meje e ka rrëzuar ligjin"/ Meta për ndryshimet në Komisionet Hetimore: Secili President ka gjykimin e tij

Meta tha se përballjet e tij me qeverinë më parë si president kanë qenë edhe në Komisionin e Venecias.

19 Janar 2024, 15:21 Nga M.B
"Begaj sipas meje e ka rrëzuar ligjin"/ Meta për ndryshimet
Foto ilustruese

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se çdo president ka pavarësinë dhe gjykimin e tij teksa komentoi dekretimin e ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Begaj. I ftuar në rubrikën “Opinionin” në News24, Meta tha se përballjet e tij me qeverinë më parë si president kanë qenë edhe në Komisionin e Venecias. Ai shtoi ndër të tjera se  presidenti Begaj ka rrëzuar ligjin.

Pjesë nga intervista:

Meta: Çdo president ka pavarësinë dhe gjykimin tij. Për mua është e rëndësishme që Presidenti…dua të them që praktikisht ka rrëzuar ligjin. Pra faktikisht është një ligj që për të penguar këto hapësira dhe mundësi që i jep Kushtetuta opozitës për të ushtruar rolin kontrollues.

Pyetje: Ai tha se s’mund ta kthente ligjin për mungesë konsensusi, qëndron?

Meta: Për këtë çështje duhet të pyesni këshilltarët. Unë mendoj se ai e ka rrëzuar ligjin. Dy presidentë nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim. Nuk e di për cilin e ka pasur Rama, nëse e ka pasur për mua të gjithë shqiptarët e dinë që ballafaqimet tona s’kanë qenë vetëm në Shqipëri por edhe në Komisionin e Venecias, dhe janë fituar me 0 rezultat për qeverinë në favor për Presidentin, për çështjet e Kushtetutës.

ilir meta partia e irise

Sondazh

Poll