Politike

Krahasimi me modelin gjerman/ Ja si i ndaloi Edi Rama komisionet hetimore

Gënjeshtra e Ramës nga Shëngjini, me ndryshimet e dekretuara dje nga Barjam Begaj, ligji shqiptar jo vetëm që nuk iu përshtat modelit gjerman, por del kundër tij

19 Janar 2024, 14:06 Nga Dosja.al

Krahasimi me modelin gjerman/ Ja si i ndaloi Edi Rama komisionet hetimore

TIRANË- Mjaftojnë 3 nenet e para të ligjit për komisionet hetimore të Budenstagut Gjerman për të kuptuar se deri në nenin 4, shtesat në ligjin shqiptar janë totalisht të kundërta. Në variantin e miratuar në 2002, po ashtu si në ligjin gjerman, ngritja e Komisioneve hetimore me kërkesën e çerekut të deputetëve, është e garanatuar. Madje në ligjin Gjerman garantohet edhe objekti i hetimit, përcaktohet që ai mund të ndryshojë vetëm nëse deputetët që e kanë kërkuar do të jenë dakord. Me ndryshimet e reja në ligj, që në nënin e parë është përcaktuar se çfarë është çështja e veçantë, pastaj në nenin 3 përforcohet, që hetimi bëhet vetëm për çështje të veçanta.

Ne 10 janar, nga Shengjini, kryetari i maxhorances, Edi Rama deklaroi sic mund ta shikoni ne video, se nuk do te kete asnje negociatë për ligjin edhe sikur ta kthente presidenti. Se ligji ishte përshtatur plotësisht me modelin gjerman dhe që ata që e kishin implementuar më parë, ia kishin hequr disa nene.

 

Krahasimi tregon se në 3 nenet e para, janë shtuar nga PS kufizime që nuk i ka ligji gjerman dhe që nuk i kishte as ligji në fuqi, i miratuar në 2002. Pra, Edi Rama gënjeu publikisht për të justifkuar mohimin e komisioneve hetimore, me kushtin e "çështjes së veçantë", që në thelb do të thotë që të marrin leje nga maxhoranca. E vërteta është që, ndryshimet në ligj ishin kundër variantit gjerman dhe i japin të drejtë pretendimit të opozitës, se Edi Rama i ndaloi me ligj Komisionet Hetimore.

Ligji për rregullimin e së drejtës së Komisioneve Hetimore të Bundestagut Gjerman

§ 1 Implementimi
1. Bundestagu ka të drejtën dhe, me kërkesë të një çereku të anëtarëve të tij, detyrimin për të krijuar një komision hetimor.
2. Implementimi bëhet me vendim të Bundestag-ut.
3. Një procedurë hetimore pranohet në kuadrin e përgjegjësisë kushtetuese të Bundestag-ut.

§ 2 Të drejtat e pakicës së cilësuar gjatë implementimit
1. Nëse kërkesa për implementim vjen nga një çereku i anëtarëve të Bundestag-ut, atëherë Bundestagu duhet ta miratojë menjëherë.
2. Vendimi për implementimin nuk lejohet të ndryshojë objektin e hetimit të përcaktuar në kërkesën për implementim, përveç rastit nëse ata që kanë dorëzuar kërkesën pajtohen me ndryshimin.
3. Nëse Bundestagu e vlerëson kërkesën për implementim si pjesërisht jo në përputhje me kushtetutën, atëherë Komisioni Hetimor implementohet me kushtin që hetimet e tij të kufizohen vetëm në ato pjesë të objektit të hetimit që Bundestagu nuk i vlerëson si jo në përputhje me kushtetutën. E drejta e atyre që kanë dorëzuar kërkesën, për t'u ankuar në Gjykatën Kushtetuese për refuzimin pjesërisht të kërkesës për implementim, mbetet e pacënuar.

§ 3 Objekti i hetimit
Komisioni Hetimor kryen funksionin e tij ne kuadër te mandatit që i është dhënë. Një ndryshim i mëvonshëm i objektit të hetimit kërkon një vendim të Bundestag-ut; sipas dispozitave të § 2 pika 2.

edi rama

Sondazh

Poll