Politike

Berisha në “arrest shtëpie”, Meta: Kam komunikuar me të, i shpreha solidaritetin e plotë

Meta tha se i ka shprehur Berishës solidaritetin dhe e ka konsideruar gjithçka që po ndodh si përndjekje politike të diktuar nga Edi Rama.

19 Janar 2024, 14:01 Nga M.B
Berisha në “arrest shtëpie”, Meta: Kam komunikuar me
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për media, u shpreh se ka qenë në kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e djeshme. Meta tha se i ka shprehur Berishës solidaritetin dhe e ka konsideruar gjithçka që po ndodh si përndjekje politike të diktuar nga Edi Rama. Ai shtoi se Rama nuk ka interes për Reformën Zgjedhore sepse nuk ka interes për zgjedhje të lira.

“Kemi përshëndetur para disa ditësh. I kam shprehur solidaritetin e plotë. Kemi të bëjmë me përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vend. Të gjitha diktohen nga Rama përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe presioneve që ushton në këtë drejtim. Jemi shumë të qartë sa i takon Reformës Zgjedhore. Rama nuk ka interes për Reformën sepse nuk ka interes për zgjedhje të lira”, tha Meta në konferencë.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll