Politike

Mbetet në 'arrest shtëpie'/ SPAK nuk e pranon kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare

Berisha disa ditë më parë i dërgoi kërkesë prokurorisë në mënyrë që ta linin të merrte pjesë në Kuvend. 

19 Janar 2024, 09:14 Nga I.A
Mbetet në 'arrest shtëpie'/ SPAK nuk e pranon
Sali Berisha

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare. Berisha disa ditë më parë i dërgoi kërkesë prokurorisë në mënyrë që ta linin të merrte pjesë në Kuvend. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj. Avokatët e Berishës argumentuan se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës

Njoftimi i SPAK:

Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj.

GJKKO mori vendim me 30 dhjetor që Berisha, i cili akuzohet për çështjen Partizani, të lihet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Kjo masë sigurie u kërkua nga prokurorët e SPAK, pasi Berisha nuk respektoi masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur më para. Në kërkesën e SPAK për GJKKO, theksohet se Berisha duhet të izolohet plotësisht dhe duhet që të komunikoj vetëm me familjarët e ngushtë. Po ashtu SPAK kërkoi që dera e banesës së Berishës, të ruhet me polici.

sali berisha

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll