Sport

VIRALE/ AK47- pjesë e kombëtares së Mauritanisë, në Kupën e Kombeve të Afrikës

Kupa e Kombeve të Afrikës, si kurse dihet ka nisur nga 13 janari dhe do të përfundojë më 11 shkurt 2024.

18 Janar 2024, 09:00 Nga DOSJA

VIRALE/ AK47- pjesë e kombëtares së Mauritanisë, në

BREGU I FILDISHTE - Skuadrat më të forta në Afrikë po luftojnë për të fituar Kupën e Kombeve të kontinentit të tyre, e cila është në fazën e grupeve. 

Në këtë periudhë po zhvillohet edhe raundi i parë, i cili është drejt fundit. Ndeshja e parë të martën ishte midis Burkina Fasos dhe Mauritanisë, përfundoi 1-0 për Burkina Fason, pasi Bertrand Traore i Aston Villa shënoi në kohën shtesë. 

Megjithatë, në ndeshjen e parë të ditës, vëmendje tërhoqi 11-shja e parë të Mauritanisë, të paraqitur në faqen zyrtare të kombëtares. 

Fansat në internet vunë re, se në 11-shin e parë të Mauritanisë, shfaqjen e emrit AK47, shkurtesa e njohur e automatikut kallashnikov model 1947, një pushkë ruse. Befasuese! Por shpejt u mësuar se AK47, nuk ishte as më pak dhe as më shumë, por ish-futbollisti i Fulham, Aboubakar Kamara (numri 27), i cili gjithashtu u shfaq në poster, si titullar. 

Fotoja e formacionit të Mauritanisë u bë shpejt virale, me shumë shaka që u bënë për këtë temë. Aboubakar Kamara u rrit në akademinë e Monacos dhe luajti gjatë gjithë karrierës së tij në Kortijk, Amiens, Fulham, Malatyaspor, Dijon, Aris Selanik, Olympiakos dhe aktualisht luan për Al-Jazira. 

VIRALE/ AK47- pjesë e kombëtares së Mauritanisë, në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll