Sport

Mos u largo! Ai kishte bërë gati valixhet për në Arabinë Saudite, por klubi i tij e bllokoi

Matteo Politano (30) duhet të ishte lëvizja e parë e arabëve në afatin kalimtar të dimrit.

18 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Mos u largo! Ai kishte bërë gati valixhet për në

ITALI - Sulmuesi i Napolit Matteo Politano ishte gati për të nënshkruar kontratën me sauditët e Al-Shabab, por kampionët në fuqi të Serie A, ndërhynë dhe bllokuan transferimin.

Të mërkurën, në llogarinë në Twitter, gazetari italian Fabrizio Romano njoftoi se Politano do të vazhdojë në Napoli, pasi presidenti Aurelio de Laurentiis e takoi të njëjtën ditë dhe i tha se nuk do ta lërë të shkojë. 

Kësisoj, Politano e ka hequr mendjen nga kalimi në Arabinë Saudite dhe është vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin e tij aktual, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2028. Italiani do të marrë edhe një rritje rroge dhe të ardhurat e reja do të jenë rreth tre milionë euro në vit. 

Më 28 janar, anësori i djathtë, Matteo Politano, do të festojë katër vjet që kur ai mbërriti në Napoli.  Në dimrin e vitit 2020, ai u huazua nga Interi për te Napoli dhe pas gjashtë muajsh të tjerë u ble përfundimisht për 21 milionë euro. Politano ka fituar dy trofe me Napolin: titullin sezonin e kaluar dhe Kupën e Italisë në edicionin 2019/2020. Ai ka zhvilluar 26 ndeshje, 7 gola dhe 5 asistime te Napoli këtë sezon. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll