Sport

Pep Guardiola ka analizuar rrugëtimin e tij te Bayern, Barcelona dhe City: “Ishte sfida më e vështirë e karrierës sime”...

Pep Guardiola (52 vjeç) u vendos në stolin e Manchester Cityt në sezonin 2016/2017.

18 Janar 2024, 09:30 Nga DOSJA

Pep Guardiola ka analizuar rrugëtimin e tij te Bayern, Barcelona dhe City:

ANGLI - Para se të mbërrinte në stolin e skuadrës së Premierligës, Guardiola ka trajnuar edhe Bayern Munich për tre sezone dhe FC Barcelonën për katër sezone. Në ceremoninë e galasë “The Best”, ai ka krahasuar kohën e tij te Bayern Munich dhe Barcelona

Guardiola u emërua trajner i Bayernit, pasi Jupp Heynckes vendosi të tërhiqej. Ish-trajneri gjerman fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë me bavarezët, përpara se Guardiola t'i bashkohej skuadrës.

Në këtë kontekst, Guardiola pohoi, se vendimi për të shkuar te Bayerni përfaqësonte sfidën më të vështirë të karrierës së tij. Sa i përket Barcelonës, tekniku beson se ajo që ka arritur në këtë klub do të hyjë në histori.

“Ishte shumë e vështirë të shkoje në Gjermani, pasi Jupp Heynckes kishte fituar tripletën. Mendoj se ishte sfida më e vështirë e karrierës sime, por gjithçka ishte e bukur.

Në Barcelonë arritëm bukurinë, dhe mënyra se si e bëmë atë, ende mbahet mend dhe do të vazhdojë të mbahet mend”,- tha Pep Guardiola, sipas “Marca”.

Gjatë gala “The Best” FIFA Football Awards 2023, teknikut spanjol iu kërkua të bënte edhe një krahasim midis Barcelonës nga viti 2008 deri në 2011 dhe ekipit aktual të Manchester City.

Trajneri nuk arriti të gjente një diferencë të madhe mes dy skuadrave që arritën rezultate të dukshme në futbollin europian. “Të dyja janë skuadra të jashtëzakonshme. Ai ekip i Barcelonës ishte i jashtëzakonshëm, ne ishim kaq të rinj. 

Por kjo skuadër në Angli, nga Premier League, është vërtet konkurruese. Këta djem, sezon pas sezoni, edhe në sezonin aktual, pas fitimit të “Tripletës historike”, janë në të njëjtin nivel”,- tha Guardiola, sipas “Sportbible”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll