Sport

Skuadra e milionerit saudit, pa fitore që prej muajit maj 2023!...

Vetëm Real Madridi ka shpenzuar më shumë në verën e 2023 se sa skuadra e Almerias, tek e cila janë investuar mbi 150 milionë euro!

18 Janar 2024, 10:00 Nga DOSJA

Skuadra e milionerit saudit, pa fitore që prej muajit maj 2023!...

SPANJE - Pas më shumë se gjysmë sezoni, vetëm një ekip nga “Top 5” kampionatet në Europë, nuk e ka shijuar suksesin! UD Almería arriti në 20 ndeshje pa fitore në La Liga , pasi në fund të javës së kaluar barazoi në shtëpi, 0-0 me liderin Girona.

Skuadra andaluziane ka 6 pikë në 20 raunde: kanë barazuar gjashtë herë dhe kanë humbur 14 ndeshje. Në vendin e fundit në La Liga, Almería është 10 pikë prapa Sevillas, që është në vendin e parë, gjë rrezikon rrëzimin nga La Liga.

Situata në të cilën ndodhet UD Almería është krejtësisht e papritur, duke pasur parasysh se grupi andaluzian është i patronizuar nga Turki Al-Sheikh, një milioner nga Arabia Saudite. Ai mori përsipër klubin në vitin 2019, kur ishte në Segunda División.

Në verën e vitit 2023, para sezonit, Almería investoi 52 milionë euro në transferime!  Vetëm Real Madridi (129.5 milionë euro) ka shpenzuar më shumë para në transferta se formacioni “bardhekuqtë”.

Që kur erdhi në Almeria, katër vjet e gjysmë më parë, Turki Al-Sheikh ka shpenzuar pak më shumë se 153 milionë euro për të sjellë lojtarë! Këtë verë, transferimi më i shtrenjtë ishte ai i César Montes, i cili erdhi nga Espanyol për 14 milionë euro.

Skuadra e milionerit saudit, pa fitore që prej muajit maj 2023!...

Almería, afër një rekordi negativ në Spanjë: fitorja e fundit, në maj 2023

Në këtë periudhë merkatoje, Almería nuk ka blerë ende askënd. “Transferimi” kryesor i andaluzianëve është rikthimi në fushë i Luis Suarez, sulmuesit kolumbian të sjellë në verë nga Marseja për 8 milionë euro. Amerikano-jugor u rikthye në fushë në ndeshjen kundër Gironas, pas tre muajsh e gjysmë në të cilin mbeti i dëmtuar. 

E trajnuar nga Gaizka Garitano, tekniku i tretë këtë sezon pas Vicente Moreno dhe Alberto Lasarte, UD Almería ende shpreson për një shpëtim të mrekullueshëm. 

Almería nuk ka fituar që nga 20 maji 2023, një fitore 3-0 kundër Mallorcas. Që atëherë, ajo ka shënuar 23 ndeshje pa fitore në të gjitha garat, ecuria e tretë më e keqe në historinë e futbollit spanjoll. Vetëm Levante, 27 ndeshje në 2022 dhe Sporting Gijón, 24 ndeshje në 1998, kanë më shumë ndeshje pa sukses se Almería!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll