Sport

Tuchel “sulmon” gazetarët gjermanë…

Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munichut, nuk ka munguar të bëjë një goditje indirekte ndaj shtypit gjerman.

18 Janar 2024, 10:30 Nga DOSJA

Tuchel “sulmon” gazetarët gjermanë…

GJERMANI - Më 24 mars, Thomas Tuchel zëvendësoi zyrtarisht Julian Nagelsmann në krye të Bayern Munich. Pothuajse një vit pas mbërritjes së tij, tekniku gjerman nuk ka arritur ende të lërë plotësisht gjurmë në ndeshjet e Mynihut.

Kjo i ka sjellë disa kritika në të gjithë Bavarinë, pasi ai është poshtëruar në Kupën e Gjermanisë nga Saarbrücken dhe është vetëm i dyti në Bundesligë pas Bayer Leverkusen. Gjithsesi, këto kritika duket kanë filluar ta bezdisin pak trajnerin e Bayern, sipas komenteve të tij për ESPN.

I pyetur nëse ndihej më pak i vlerësuar në vendin e tij, sesa në Angli, ish-trajneri i Chalesa, ishte i qartë: "Po. Është një pyetje e thjeshtë. Kam ndjesinë se në Gjermani jemi shumë kritikë ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht ndaj lojtarëve dhe trajnerëve.

Dhe jo vetëm në rastin tim. Një foto ju vizatohet dhe ju qëndroni me të për vite me radhë. Po, jam ndjerë më i vlerësuar në Angli", - shpjegoi ai. Për kujtesë, Tuchel kaloi një vit e gjysmë te Chelsea, ku i ktheu “blutë” në krye të Europës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll