Sport

Presidenti i Interit hap thesin, 1.5 milion euro bonus për lojtarët në rast fitoreje!

Klubi dhe presidenti Zhang nga Kina po shtyjnë me premio, vetëm për të rritur vlerën e një titulli sportiv që Interi kërkon të marrë për të tretin vit radhazi.

17 Janar 2024, 17:54 Nga DOSJA
Presidenti i Interit hap thesin, 1.5 milion euro bonus për lojtarët

ITALI - Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lazios, në këtë format të ri për Italinë.

Klubi dhe presidenti Zhang nga Kina po shtyjnë me premio, vetëm për të rritur vlerën e një titulli sportiv që Interi kërkon të marrë për të tretin vit radhazi.

Në lojë janë 8 milionë euro, ky është çmimi për skuadrën që fiton Superkupën në Riad. Presidenti Steven Zhang ka vendosur në rast se e fiton, të ndajë pak më shumë se një të pestën e saj për ekipin: rreth 1.5 milionë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll