Sport

"Modriçi i ri", keqardhja e talenti kroat që u transferua te Barça, por përfundoi anonim…

Alen Halilovic (27 vjeç) është një futbollist që është rritur me pritshmëri të mëdha.

17 Janar 2024, 18:09 Nga DOSJA

"Modriçi i ri", keqardhja e talenti kroat që u transferua

KROACI - Kroati mori etiketën e 'Luka Modriçit të ri' në vitin 2013, kështu që pritshmëritë për të ishin të mëdha. Ai nënshkroi për Barcelonën në vitin 2014 dhe katalanasit paguan 5 milionë euro, por ai kurrë nuk e goditi plotësisht. 

Në një intervistë për “The Athletic”, Halilovic foli për kohën e tij te Barcelona, duke shprehur keqardhje për vendimin e tij për t'u larguar nga klubi “Camp Nou” në vitin 2016. 

Mesfushori, i cili aktualisht luan për Fortuna Sittard, ka zbuluar se i vjen keq që nuk ka qenë më i duruar për të pritur shansin e tij te FC Barcelona. 

“Dy vitet e para ishin perfekte te Barça, por unë prisja një shans për ekipin e parë në vitin e tretë. Pastaj kuptova se Luis Enrique nuk më pa. Unë duhej të qëndroja edhe një vit, sepse po ecja shumë mirë. Por Barça vendosi që duhej të isha sërish në huazim, kështu që isha pak i frustruar me gjithë situatën. 

Nuk doja të largohesha më, kështu që thashë: ‘Dreqin, unë jam jashtë këtu’. Kur je i ri mendon se nuk ke kohë dhe unë isha përballë Iniestës dhe Xavit. Duke parë mbrapa tani, thjesht duhej të isha i duruar”,- thotë Halilovic për “The Athletic”. 

Alen Halilovic, një paraqitje meteorike te Barça dhe Milani

Ai luajti vetëm një ndeshje zyrtare për ekipin e parë të katalanasve, në Kupën e Spanjës dhe më pas u huazua te Sporting Gijon, për t’u larguar përgjithmonë nga “Camp Nou” pas vetëm dy sezonesh, te Hamburger SV.

Transferimi i vitit 2018 te AC Milan dukej si një fillim i ri, por edhe këtu Halilovic ishte vetëm një rritje meteorike, me tre ndeshje zyrtare të shënuara, të gjitha në Ligën e Evropës. Në vijim pasuan huazimet në Standard Liege dhe Heerenveen, më pas kroati provoi fatin në dy sezonet e fundit në Championship, me Birmingham City dhe Reading.

Ai u zhduk edhe nga kombëtarja e Kroacisë

Me vetëm një ndeshje të luajtur në pesë vitet e fundit për kombëtaren, Halilovic tani kthehet në vendlindjen e tij, Kroacinë në moshën 26-vjeçare. “Doja të kthehesha në Kroaci këtë sezon, jam i lumtur që jam në Rijeka. E pashë HNL sezonin e kaluar më shumë se më parë, ishte shumë interesant dhe ky është një motivim edhe më i madh për mua”,- tha ish-shpresa e madhe e futbollit kroat për faqen zyrtare të HNK Rijeka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll