Politike

Takimi me deputetët e Opozitës, zyra e OSBE: Jemi gati t'iu asistojmë në Reformën Zgjedhore

Po ashtu theksoi gjatë takimit se të gjitha palët do të kenë mbështetjen e OSBE-së për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

17 Janar 2024, 16:53 Nga I.A
Takimi me deputetët e Opozitës, zyra e OSBE: Jemi gati t'iu
OSBE

TIRANË- Zyra e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas takimit që ka pasur me deputetët e Opozitës ditën e sotme. Me anë të një postimi në X, OSBE shkruan se e dërguara për Shqipërinë Clarisse Pasztory zhvilloi takime sot me Gazment Bardhin, Fatmir Mediun, Oerd Bylykbashin si dhe Petrit Vasilin. Po ashtu theksoi gjatë takimit se të gjitha palët do të kenë mbështetjen e OSBE-së për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

Postimi i Plotë:

Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili për të diskutuar reformën zgjedhore & zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. OSBE është gati të asistojë një proces reforme në kohë & gjithëpërfshirës.

clarisse pasztory osbe gazment bardhi fatmir mediu oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll