Bota

Forumi në Davos/ Stoltenberg: Situata në fushën e betejës në Ukrainë është shumë e vështirë

Shefi i NATO-s shtoi se Rusia "po shtynte fort" në Ukrainë dhe nuk duhet "kurrë" të nënvlerësohet.

17 Janar 2024, 11:27 Nga M.B
Forumi në Davos/ Stoltenberg: Situata në fushën e betejës
Jens Stoltenberg

ZVICËR- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshkruar situatën në fushën e betejës në Ukrainë si të vështirë pasi kundërofensiva e shumëpërfolur e verës nuk arriti të jepte rezultatet e pritura. Shefi i NATO-s shtoi se Rusia "po shtynte fort" në Ukrainë dhe nuk duhet "kurrë" të nënvlerësohet.

"Situata në fushën e betejës është jashtëzakonisht e vështirë, rusët tani po shtyjnë në shumë vija të frontit dhe sigurisht ofensiva e madhe që ukrainasit nisën verën e kaluar nuk dha rezultatet që të gjithë shpresonim", tha Stoltenberg gjatë seancës "Sigurimi i një bote të pasigurt", në Forumin Ekonomik Botëror 2024 në Davos.

Ai tha se ka edhe arsye për optimizëm pasi para së gjithash atëherë shumica e ekspertëve besonin se Rusia do të merrte në kontroll Kievin brenda disa ditësh dhe do të kontrollonte Ukrainën brenda javë, por kjo nuk ndodhi. Stoltenberg këmbënguli që mbështetja ushtarake për Kievin duhet të vazhdojë.

nato ukraina jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Bota 17 Janar 2024, 11:13 M.B

Ukraina: Kemi rrëzuar 19 dronë rusë

Një dron Shahed mbi Kiev UKRAINA- Kievi tha sot se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me 20 dronë të prodhimit iranian në jug t...