Bota

E rëndë në Britani, 2-vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur

Mediat e huaja raportojnë se babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak dy javë më parë.

17 Janar 2024, 09:41 Nga M.B

 

E rëndë në Britani,  2-vjeçari vdes nga uria pranë
Policia, Britani e Madhe

 

BRITANI- Një ngjarje tornditëse vjen nga Britania, ku mësohet një 2-vjeçar ka vdekur nga uria pranë trupi të babait të tij po të vdekur. Mediat e huaja raportojnë se babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak dy javë më parë. Një punonjëse sociale bëri një vizitë rutinë në shtëpi më 2 janar dhe kur nuk mori asnjë përgjigje. Dy ditë më vonë, më 4 janar, shkoi sërish një punonjës social, por as këtë herë nuk mori asnjë përgjigje. Trupat e babait dhe të fëmijës u gjetën më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

Nëna 43-vjeçare e vogëlushit e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një grindjeje me ish-partnerin e saj. Familja e djalit të vogël fajëson shërbimet sociale pasi ata shkuan në shtëpi dy herë, por nuk e kuptuan.

britania vdekje femije

Sondazh

Poll