Bota

Me vlerë prej 900 mijë dollashësh, gjenden në Belgjikë pikturat e vjedhura të Picasso-s dhe Chagall

Autoritetet atje bëjnë me dije se veprat e artit janë ende në gjendje të mirë.

17 Janar 2024, 09:16 Nga M.B
Me vlerë prej 900 mijë dollashësh, gjenden në Belgjikë
Dy piktura të vjedhura të Picasso-s dhe Chagall që u gjetën në qytetin belg të Antwerp-it

BELGJIKA- Policia belge ka gjetur piktura të vjedhura të Picasso dhe Chagall në një bodrum në qytetin e Antwerp. Autoritetet atje bëjnë me dije se veprat e artit janë ende në gjendje të mirë. Pikturat, "Tête" e Picasso-s dhe "L'homme en prière" e Chagall-it, u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv, Izrael, në vitin 2010 dhe vlejnë 900,000 dollarë.

Në momentin e vjedhjes mësohet se autorët kanë marrë edhe bizhuteri me vlerë prej 680 mijë dollarësh, por janë gjetur vetëm pikturat. Policia lokale kishte nisur një hetim kur një burim i informoi se një shtetas belg po i ofronte të dyja veprat e artit për shitje. Prokurori vendas bëri me dije se i dyshuari kryesor është arrestuar.

belgjika piktura piktura e picaso

Sondazh

Poll