Bota

Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Macron: Franca nuk mori pjesë pasi kërkojmë shmangien e përshkallëzimit rajonal

Sipas Macron arsyeja e kësaj mospjesëmarrjeje ka qenë që të shmanget një përshkallëzim rajonal.

17 Janar 2024, 10:33 Nga N.F
Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Macron: Franca nuk mori pjesë pasi
Macron

FRANCË- Presidenti frances, Emmanuel Macron në një deklaratë së fundmi ka shpjeguar se pse Franca nuk mori pjesë në sulmet e udhëhequra nga SHBA kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani. Sipas Macron arsyeja e kësaj mospjesëmarrjeje ka qenë që të shmanget një përshkallëzim rajonal.

Lideri francez tha se qasja e Francës në Detin e Kuq ishte mbrojtëse dhe Parisi do t’i përmbahej këtij qëndrimi.

SHBA nisi javën e kaluar një sulm të ri kundër një objektivi Houthi në Jemen. Sulmi në një vend radari u krye pak ditë më parë nga shkatërruesi i marinës USS Carney duke përdorur raketa Tomahaëk dhe u përshkrua nga Komanda Qendrore e SHBA si një “veprim pasues në një objektiv të caktuar ushtarak”.

Ai erdhi pas sulmeve nga Britania dhe SHBA “të projektuara për të degraduar aftësinë e Houthis për të sulmuar anijet detare, duke përfshirë anijet tregtare”.

franca shba macron rebelet houthi

Sondazh

Poll